Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve të fundit
BKT
Kronika

Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve të fundit

Dhuna në familje është bërë përditshmëri për kosovarët. Brenda 24 orëve të fundit janë shënuar 6 raste të tilla, në qytete të ndryshme të vendit.

Prin Prishtina dhe Gjilan ime nga dy raste, Obiliqi dhe Gjakova me nga 1 rast.

Ky është raporti i Policisë së Kosovës përkitazi me dhunën në familje:

DHUNË FAMILJARE

•Prishtinë 13.08.2020 - 19:05. Lidhur me rastin, më 18.08.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti, me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

•Prishtinë 17.08.2020 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

•Obiliq 18.08.2020 – 19:05. Ankuesja femër kosovare ka informuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

•Gjilan 17.08.2020 - 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ofenduar dhe kanosur dy viktimat një femër dhe një mashkull kosovar poashtu ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

•Gjilan 18.08.2020 – 02:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

• Gjakovë 12.08.2020 – 09:06. Ankuesja femër kosovare ka informuar se i dyshuari mashkull kosovar e shqetëson në telefon dhe i njëjti ka hapur llogari në rrejte sociale në emër të ankueses. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.


MË SHUME NGA Kronika