Arrestohet një femër në Prishtinë, sulmoi policin
BKT
Kronika

Arrestohet një femër në Prishtinë, sulmoi policin

Një femër është arrestuar pasi kishte sulmuar një polic në Prishtinë.

Ajo kishte sulmuar policin pasi ishte ndaluar për mosposedim të maskës mbrojtës ndaj virusit korona.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

E dyshuara pas intervistimit , është liruar me procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare të cilën njësiti policor e kishte ndaluar për mosposedim të maskës mbrojtëse ndaj virusit Covid-19 dhe e njëjta ka sulmuar njërin nga zyrtarët policor. Në lidhje me rastin me urdhër të prokurorit e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.


MË SHUME NGA Kronika