09:51 / 24.08.2020
Arrestohet një femër për dhunë psikike ndaj prindërve
Policia e Kosovës ka arrestuar një femër për dhunë psikike ndaj prindërve. Rasti ka ndodhur në Prishtinë, më 22 gusht rreth orës 21:30.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta ka ushtruar dhunë psikike ndaj prindërve”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit e dyshuara dërgohet ne mbajtje.























