Katër anëtarë të familjes rrihen mes vete
Mëngjesin e së martës në një familje në Prishtinë, katër anëtarë të një familje u rrahën mes vete.
Nga policia kanë njoftuar se rrahje ndodhi mes prindërve dhe fëmijëve. E njëri nga familjarët ka pësuar lëndime, për çka ka pranuar tretman mjekësor.
Ndërsa, djali dhe vajza që u përfshinë në këtë rrahje janë dërguar në mbajtje, kurse prindërit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Pas një mosmarrëveshje, ka ardhur deri te përleshja fizike e katër anëtarëve të një familjeje. Një person ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Katër të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe me vendim të prokurorit, djali dhe vajza janë dërguar në mbajtje, ndërsa prindërit e tyre janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin 24 orësh.























