Gjendet e vdekur një grua në Hogosht të Kamenicës
BKT
Kronika

Gjendet e vdekur një grua në Hogosht të Kamenicës

Në paraditen e së mërkurës, një grua është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në Hogosht të Kamenicës.

Policia ka njoftuar se njësitet përkatës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe se ekipa mjekësore ka konstatuar vdekjen e saj.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Raportohet se në shtëpinë e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.


MË SHUME NGA Kronika