Kultivojnë kanabis, arrestohen katër persona
BKT
Kronika

Kultivojnë kanabis, arrestohen katër persona

Katër persona janë arrestuar si grup i organizuar për kultivimin e bimëve narkotike.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 06:00 në rrugën “Hajdar Kuqi”, në Deçan.

Siç thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, gjatë operacionit në një parcelë janë gjetur 216 bimë të llojit kanabis sativa, të cilat janë shkatërruar.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj  kosovarë, si grup i organizuar për kultivimin e bimëve narkotike. Gjatë operacioni në një parcelë janë gjetur 216 bimë të llojit kanabis sativa, të cilat pas marrjes se mostrave janë shkatërruar. Gjatë bastisjes, në shtëpitë e të dyshuarve jenë gjetur dhe konfiskuar tre telefona, një revole TT me 7 fishekë, një USB, dy tabela të veturës, një revole e llojit Zoraki me pesë fishekë dhe një pushkë njëzetëshe me pese fishekë. Të dyshuarit pas intervistimit, me urdhër te prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. 


MË SHUME NGA Kronika