13:48 / 30.08.2020
Mitrovicë: Godet me veturë të miturin dhe ikë nga vendi i ngjarjes
Të shtunën në Mitrovicë një person ka goditur me veturën e tij një këmbësor dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Rasti ka ndodhur pasditen e së mërkurës në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë, njofton policia në raportin 24 orësh.
“Automjeti i pa njohur pasi ka goditur këmbësorin mashkull kosovar (i mitur), është larguar nga vendin i ngjarjes”, njofton policia.
Pas tretmanit mjekësor, viktima është liruar, ndërkaq policia njofton se rasti është duke u hetuar.























