Italiani ndalohet në Muriqan, kishte fshehur 30 kg kanabis
Një shtetas italian është ndaluar në pikën kufitare të Muriqanit ku pas kontrollit të ushtruar i është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike.
Gjatë intervisitmit të shtetasit R.SH linden dyshime, linden dyshime dhe automjeti i tij tip FIAT Nultipa u kalua për kontroll në vijën e dytë.
Nga kontrolli i automjetit u konstatuan tre bombola gazi që ishin të salduara në pjesën e përparme.
Më pas njëra nga bombolat u shpua me trapon ku rezultoi se në të kishte dhe një bombol tjetër të futur brenda.
Policia Kufitare ka shpuar bombulen ku më pas është kontrolluar me anë të endoskopit dhe u pa se kishte disa pako te mbështjella me plasmas, në të cilat dyshohet se kishte lënde narkotike canabis sativa.
Dyshohet se në bombul janë gjetur 30 kg drogë.
U njoftua DVP Shkodër për veprime të mëtejshme./oranews/























