11:35 / 02.09.2020
Tenton ilegalisht të fus në Kosovë nga Serbia 50 kg këpurdha të terura
Njësiti policor në Leposaviq, kanë ndaluar afër vijës kufitare veturën të cilën kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar i cili me atë veturë në mënyrë ilegale jashtë vendkalimit kufitar nga territori i Serbisë kishte hyrë në territorin e Kosovës.
Policia njofton se i dyshuari në veturë kishte pas rreth 50 kg këpurdha të terura të cilat i kishte kontrabanduar.
Vetura së bashku me mallrat është dërguar në stacionin policor Leposaviq, ndërsa me mallrat do të merret Dogana e Kosovës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.























