Policia jep detaje të reja rreth tentim grabitjes në Prishtinë
BKT
Kronika

Policia jep detaje të reja rreth tentim grabitjes në Prishtinë

Një tentim grabitje ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në një market në Prishtinë.

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh, ka bërë të ditur se personi i cili kishte hyrë për të kryer grabitjen është zbrazur nga një dëshmitar i rastit.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se një person i maskuar dhe me armë të shkurtë në dorë kishte hyrë në një lokal dhe ia kishte drejtuar armën dëshmitarit mashkull kosovar por dëshmitari kishte arritur ta zbraps të dyshuarin i cili kishte dalë nga lokali dhe ishte larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe nuk raportohet për të lënduar. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Rasti ka ndodhur rreth orës 20:45.


MË SHUME NGA Kronika