Arrestohet 19-vjeçari që dyshohet se vodhi dy herë në të njëjtën xhami
BKT
Kronika

Arrestohet 19-vjeçari që dyshohet se vodhi dy herë në të njëjtën xhami

Me 14 gusht të këtij viti, Policia ishte njoftuar se nё brendi tё njё xhamie nё fashtin Vitomiricё të Pejёs, ka ndodhur njё vjedhje e rёndё.

Njësitet relevante nga Stacioni Policor nё Pejё menjёherё iu kanё pёrgjigjur vendit tё ngjarjes dhe janё marrё me rastin nё fjalё.

Gjithashtu me datё 30 gusht në tё njëjtin objekt përsëri ka ndodhur rasti i njëjtë.

Njësiti i hetimeve pranё Stacionit Policor nё Pejё pas njё pune intensive operativo-hetimore të mërkurën e 2 shtatorit ka arritur tё identifikojë tё dyshuarin: A. G., lindur më 2001, mashkull kosovar.

Nё koordinim tё plotë me Stacionin Policor nё Malishevё i dyshuari ёshtё arrestuar dhe i njëjti me urdhër tё Prokurorit tё shtetit pas intervistimit nga hetuesit e Stacionit Policor Pejё është ndaluar pёr 48 orё.


MË SHUME NGA Kronika