10:59 / 03.09.2020
Arrestohen dy persona në Prishtinë
Janë arrestuar dy persona në Prishtinë, pasi të kishin sulmuar një person.
Në raportin 24 orësh, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sulmi kishte ndodhur në pasditen e 20 gushtit.
“Prishtinë 20.08.2020 – 18:40. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi të njëjtit ditë më parë kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovarë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.























