11:22 / 03.09.2020
Sulmon dy persona nën ndikimin e alkoolit, arrestohet
Dy persona janë sulmuar fizikisht nga një person tjetër i cili ishte nën ndikimin e alkoolit.
Sipas raportit të Policisë së Kosoëvs, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 16:30, në Pejë.
Siç thuhet në raport, i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti derisa ishte nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht dy meshkuj kosovar dhe i ka kanosur. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.























