12:02 / 05.09.2020
Arrestohet i dyshuari pasi e mashtroi një person për pasaportë false
Një i dyshuar në Fushë Kosovë është arrestuar më 3 shtator, pasi që i njëjti kishte mashtruar viktimën, ku kishte kërkuar 2300 euro nga viktima që me një pasaportë false do ta dërgonte jashtë shtetit.
I dyshuari për fillim i kishte marr 300 euro viktimës, ku më pas viktima ka kuptuar se ishte i mashtruar.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajte.























