Vodhi një çift të moshuarish, arrestohet 47 vjeçari
Policia në Fier ka arrestuar një 47 vjeçar, i cili ishte futur me forcë duke thyer derën e shtëpisë së shtetasit V. P., 70 vjeç, dhe nën kërcënimin e një sopate ka arritur të marrë me dhunë 30 mijë lekë të reja dhe më pas është larguar.
Sipas Policisë, rreth orës 23:00, se në fshatin Pishë të Fierit kishte ndodhur një vjedhje me dhunë, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje së bashku me grupin hetimor.
Falë profesionalizmit dhe reagimit në kohë, policia bëri të mundur identifikimin e autorit dhe pas disa orë ndjekjeje dhe kërkimesh bëri të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit P. Dh., 47 vjeç, banues në Pishë.
Gjithashtu shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale paratë dhe mjetin prerës sopatë.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.























