Arrestohen edhe katër të dyshuar për vrasjen e 24 vjeçarit në Ferizaj
BKT
Kronika

Arrestohen edhe katër të dyshuar për vrasjen e 24 vjeçarit në Ferizaj

Katër të dyshuar janë arrestuar dje nga policia për rastin e vrasjes së 24 vjeçari në Ferizaj më 4 shtatori.

“04.09.2020-20:08. Lidhur me rastin me datën 05.09.2020 janë identifikuar dhe arrestuar katër persona të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Rasti në fjalë kishte ndodhur sipas policisë se “Rreth orës 20:10, policia ka marrë informatën për një rast të përleshjes mes disa personave ku një person është i lënduar me mjet të ftohtë-thikë. Rasti ka ndodhur në Ferizaj në rrugën 12 Qershori në Ferizaj. Viktima nga disa qytetarë është dërguar në emergjencë, ku rreth orës 21:30 minuta, nga mjeku kujdestar, jemi informuar se i njëjti nga ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”./KK/


MË SHUME NGA Kronika