18:09 / 07.09.2020
Aksident në mes të kamionetës dhe motoçikletës në Prishtinë
Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në Prishtinë, si pasojë e të cilit, një person është lënduar.
Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Rreth orës 16:00 në udhëkryqin e rrugëve “Xheladin Rekaliu” dhe “Hyzri Talla” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti (kamionetë) dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka deklaruar Ahmeti.
Ajo shtoi se me rastin po merret njësiti i trafikut.























