09:22 / 08.09.2020
Vdesin dy persona në aksidentin në Arllat të Drenasit,arrestohet një person
Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku.
Aksidenti ka ndodhur mbrëmë, në orën 20:00, në fshatin Arllat të Drenasit, ndërsa në të ishin përfshirë një veturë dhe një kamion, ku si pasojë dy persona kanë humbur jetën.
Në raportin 24-orësh Policia ka thënë se trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion.
Ndërkohë, bëhet e ditur se është arrestuar vozitësi i kamionit dhe me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.























