Deri më tani nuk ka pasur ndonjë rast të tillë në proceset gjyqësore
BKT
Kronika

Deri më tani nuk ka pasur ndonjë rast të tillë në proceset gjyqësore

Hetues të Gjykatës Speciale kanë shkuar në selinë e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Një pako me 4 mijë dosje të Gjykatës Speciale ka arritur të hënën në zyrat e OVL’së së UÇK’së në Prishtinë. Deri më tani, nuk dihet kush e solli, megjithatë, brenda pakos kishte një letër në të cilën shkruante se gjatë ditëve në vijim do të arrijnë edhe 7 mijë dosje të tilla.

Avokati Artan Qerkini, tha se deri më tani nuk ka pasur ndonjë rast të tillë në proceset gjyqësore. “Nuk ka dilemë se si veprim është i çuditshim, pasi që deri më tani OVLUQK nuk ka qenë palë në këtë proces”, tha Qerkini sot në emisionin IMAZH në RTK.

Sipas tij nëse këto prova nuk i ka mbështet prokurorie këto prova, këto nuk do të kenë efekt juridik.

Qerkini vlerësoi se çdo prokurori duhet ta keni një mekanizëm për mbrojtjet ë provave.

Ai vlerësoi se Prokuroria e Kosovës nuk ka mandat për të vepruar në këtë rast.


MË SHUME NGA Kronika