Garazha e një ndërtese përfshihet nga zjarri në rrugën "Muharrem Fejza"

Garazha e një ndërtese përfshihet nga zjarri në rrugën "Muharrem Fejza"

Garazha e një ndërtese ka marrë flakë sot rreth orës 14:30 në rrugën “Muharrem Fejza”, në lagjen Mati 1.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve, të cilët në ndërkohë kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin. Të lënduar nuk ka, por në afërsi të ndërtesës janë parë tri vetura të ndihmës së shpejtë dhe vetura të policisë. Rruga “Muharrem Fejza” po qëndron e bllokuar.