11:53 / 16.09.2020
Hyri në Kosovë me test të falsifikuar, arrestohet një person nga Maqedonia
Një shqiptar, shtetas i Maqedonisë është arrestuar në pikën kufitare në Han të Elezit, pasi i njëjti gjatë kontrollimit të dokumenteve ka prezantuar edhe testin për COVID-19, i cili dyshohet të jetë i falsifikuar.
Gjatë intervistimit, i dyshuari ka deklaruar se dokumentin e ka blerë në rrugë në një lagje të Shkupit nga një person i panjohur.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.























