Tenton të vetëvritet me barna një femër në Prizren

Tenton të vetëvritet me barna një femër në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar sasi të tepruar të barnave.

Rasti ka ndodhur dy ditë më parë rreth orës 19:20 në Prizren.

“Është raportuar se viktima femër kosovare ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar sasi të tepruar te barnave. Sipas viktimës, motivi ishte për arsye se e njëjta kishte mbetur shtatzënë me të fejuarin e saj të dyshuarit mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit pala janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.