Gjykata e Lezhës dënon me 4 vite burg ish kreun e bashkisë, Fran Frrokaj

Gjykata e Lezhës dënon me 4 vite burg ish kreun e bashkisë, Fran Frrokaj

Gjykata e Lezhës dënon me 4 vite burg ish kryetarin e bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj.

Bashkë me Frrokaj, Gjykata ka dënuar edhe ish zyrtarë të tjerë lokalë.

1 vit burg për ish-nënkryetarin e bashkisë Enver Hafizi, 4 vite për ish kryetarin e qarkut Gjok Ndoka dhe 2 vite për ish drejtorin e Hipotekës Artan Djala.

Ata janë shpallur fajtorë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shpërdoruar detyrën, kanë falsifikuar dokumentet për të tjetërsuar dhe përvetësuar në mënyrë  të paligjshme 285 mijë metër katrorë tokë, kryesisht në zonën e Shëngjinit..

Hetimet për këtë rast nisën në vitin 2017,  pas padisë së një personi i cili pretendon se prona e tij është regjistruar në emër të personave të tjerë.

Në të gjitha daljet e tij publike, Frrokaj i ka mohuar akuzat ndërsa ka akuzuar për prapavijë politike mbi çështjen.

Vendimi i plotë i Gjykatës:

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Lezhe me vendimin e dates 17.09.2020 ka vendosur si me poshte:

1. Deklarimin fajtor të pandehurit Fran Frrokaj për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite e dënon me 4 vite burgim, si dhe në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 4 vitesh;

2. Deklarimin fajtor të pandehurit Enver Hafizi për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 1 vit burgim, si dhe në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 3 vitesh;

3. Deklarimin fajtore të pandehurës Juxhina Mema për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 3 vite burgim, si dhe në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 3 vitesh;

4. Deklarimin fajtor të pandehurit Adenis Haxhia për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 186/2 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 1 vit e 6 muaj burgim, si dhe në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 3 vitesh;

5. Deklarimin fajtor të pandehurit Eduart Leka për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 2 vite burgim, si dhe në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 3 vitesh;
Heqjen e masës së sigurimit personal arrest në shtepi në ngarkim të pandehurit Eduart Leka per shkak të shuarjes se saj.

6. Deklarimin fajtor të pandehurit Artan Djala për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 3 vite burgim, si dhe në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 3 vitesh;

7. Deklarimin fajtor të pandehurit Ermando Jakaj për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 3 vite burgim, si dhe në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 3 vitesh;

8. Deklarimin fajtor të pandehurit Bledar Cara për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 1 vit burgim, si dhe në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 3 vitesh;

9. Deklarimin fajtor të pandehurit Frrok Frroku për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 186/2 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 2 vite burgim;

10. Deklarimin fajtor të pandehurit Lek Frroku për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 186/2 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 2 vite burgim;

11. Deklarimin fajtor të pandehurit Pjetër Gjoni (Lini) për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 186/2 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 2 vite burgim;

12. Deklarimin fajtor të pandehurit Vasil Gjoni për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 186/2 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 2 vite burgim;

13. Deklarimin fajtor të pandehurit Zef Gjini për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 186/2 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 2 vite burgim;

14. Deklarimin fajtor të pandehurit Nikoll Tinaj për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 186/2 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 2 vite burgim;

15. Deklarimin e pafajshëm të pandehurit Renato Malotaj për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 186/2 të Kodit Penal, duke urdheruar heqjen e mases se sigurimit personal në ngarkim te tij;

16. Deklarimin fajtor të pandehurit Luigj Paloka për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 186/3 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 3 vite burgim, si dhe në aplikim të nenit 39 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar profesionin e topografit për një periudhë prej 3 vitesh;

17. Deklarimin e pafajshëm të pandehurit Gjok Ndoka për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 186/3 të Kodit Penal. Deklarimin fajtor të pandehurit Gjok Ndoka për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 4 vite burgim, si dhe në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 4 vitesh;

18. Të gjitha dokumentet shkresore të cila sipas akt ekspertimeve kanë rezultuar të falsifikuar të asgjesohen, ndërsa dokumentet e tjera të sekuestruara si prova materiale do t’u kthehen institucioneve perkatëse;

19. Shpenzimet proceduriale penale t’u ngarkohen të pandehurve solidarisht;

20. Kundër këtij vendimi palët kane të drejtën e ankimit në Gjykatën e Apelit Shkoder brenda 15 ditëve nga e nesërmja e shpalljes, ndërsa për palët në mungese ky afat fillon nga e nesërmja e marrjes dijeni./Oranews