Digjet vetura në Prishtinë, nuk ka të lënduar

Digjet vetura në Prishtinë, nuk ka të lënduar

Një veturë e tipit BMW është kapluar nga zjarri sot rreth orës 01:00 pas mesnate në rrugën “Bedri Berisha”, në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, zjarri është lokalizuar dhe janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Sot rreth orës 01:00, policia ka marrë informatën se në rrugën “Bedri Berisha” në Prishtinë, është duke u djegur një veturë e tipit BMW. Menjëherë pas marrjes së informatës, njësitet e nevojshme policore, të përkrahur edhe nga zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Zjarri është lokalizuar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Aktualisht hetuesit policor po vazhdojnë me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore me qëllim të ndriçimit dhe sqarimit të të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin”, ka thënë Ahmeti.