Durrës, plagosen dy persona në një lokal, 6 të shoqëruar nga policia

Durrës, plagosen dy persona në një lokal, 6 të shoqëruar nga policia

Dy persona janë plagosur në një lokal në Durrës, pas një konflikti të çastit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.13, ndërsa mësohet se të plagosurit janë në spital.

Burime nga policia bëjnë me dije se janë kapur autorët e dyshuar.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 18.09.2020, rreth orës 20:00, në lagjen nr.13. Durrës, pas një konflikti të çastit me mjete të forta e më pas me armë zjarri midis disa personave, janë plagosur me armë zjarr shtetasit A.B., dhe E.Gj., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, janë shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës 6 shtetas dhe mes tyre është autori i ngjarjes, por nuk jepen të dhëna për shkak të hetimit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes./t.ch