Një muaj paraburgim për dy persona në Pejë

Një muaj paraburgim për dy persona në Pejë

Departamenti i Përgjithshëm i Gjykatës Themelore në Pejë, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak ndaj të pandehurve I.M dhe B.M.

Dyshohet se i pandehuri I.M: Nga data 24.01.2020 e në vazhdimësi gjer me datë 15.09.2020, ka ngacmuar seksualisht personin tjetër dhe atë nusen e djalit të tij, në atë mënyrë që pasi kjo e fundit ishte martuar me djalin e tij, i pandehuri deri sa e dëmtuara ishte vetëm në shtëpi shkon dhe e ngacmon ndërsa e dëmtuara e refuzon deri sa nga shqetësimi i madh vendos ta lajmëroj policinë.

“Me këto veprime i pandehuri I.M dyshohet se ka kryer vepër penale ngacmim seksual.I pandehuri B.M: Në vazhdimësi ndaj anëtarit të familjes, këtu të dëmtuarës me të cilën ishte e martuar që rreth dy vite, ushtron dhunë, keqtrajtim fizik dhe psikologjik në mënyrë sistematike duke ju drejtuar me fjalë të ndryshme dhe në mënyrë të vazhdueshme duke e goditur në pjesë të ndryshme të trupit për çka e njëjta detyrohet të marrë edhe qetësues”, thuhet në njoftimin për media.

Gjithashtu u theksua se me këto veprime i pandehuri B.M dyshohet se ka kryer vepër penale ngacmim seksual.

“Të pandehurve iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji.Kundër këtij vendimi palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit”.