Dyshime për para të falsifikuara

Dyshime për para të falsifikuara

Gjatë njëzetekatërorëve të fundit janë raportuar dy raste të falsifikimit të parave.

Një punëtore e një banke në Prishtinë është ankuar në Policinë e Kosovës se një kartëmonedhë prej 100 euro ishte falsifikuar.

Monedha është konfiskuar dhe mbetet nën hetime të mëtutjeshme.

Ndërsa edhe në Graqanicë është raportuar për një falsifikim parash me vlerë 500 euro.

Kjo monedhë është konfiskuar po ashtu me hetime.