Goditet për vdekje një këmbësor në Kamenicë

Goditet për vdekje një këmbësor në Kamenicë

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Kamenicë. Një këmbësor është goditur për vdekje.

Policia e Kosovës ka njoftuar se deri te aksidenti erdhi shkak i mospërshtatjes së shpejtësisë, për çka edhe u arrestua një person që shkaktoi aksidentin.

“Rr. Adem Jashari, Kamenicë 21.09.2020 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore duke mos e përshtatë shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës kishte goditë këmbësorin viktimën mashkull kosovar i cili në atë moment kishte qenë duke e kaluar rrugën. Si pasojë e goditjes me veturë viktima në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë vdekjen, këtë e ka konstatuar mjeku. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, kurse i dyshuari me vendim është dërguar në mbajtje për 48 orë”, njofton policia.