Aksident në rrugën Mitrovicë-Pejë, lëndohen dy persona

Aksident në rrugën Mitrovicë-Pejë, lëndohen dy persona

Dy persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, përkatësisht në fshatin Qubrel.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00, ndërsa të lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Mitrovicës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se në aksident ishin të përfshira dy vetura.

“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur rreth orës 16:00, në rrugën rajonale  Mitrovicë-Pejë përkatësisht në fshatin Qubrel, në aksident ishin të përfshira dy vetura ku si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime dhe kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë”, tha Zahiti.