Gjenden para të falsifikuara në Gjilan
BKT
Kronika

Gjenden para të falsifikuara në Gjilan

Një grua ka raportuar se derisa ishte duke punuar, ka pranuar një bankënotë prej 20 eurove e cila dyshohet se është e falsifikuar.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në Gjilan, njofton policia në raportin 24 orësh. 

Monedha e dyshuar si e falsifikuar është konfiskuar nga forenzika. 

“Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se kishte pranuar një bankënotë prej 20 eurove  nga një person i panjohur. Monedha dyshohet se është e falsifikuar dhe është konfiskuar nga forenzika”, njofton policia. 

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.


MË SHUME NGA Kronika