Me 13 sirianë në makinën e marrë me qira, arrestohet 22-vjeçari në Elbasan

Me 13 sirianë në makinën e marrë me qira, arrestohet 22-vjeçari në Elbasan

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 22-vjeçar nga Durrësi, i cili u kap në flagrancë duke transportuar 13 shtetas të huaj nga vendet e treta.

“Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Bradashesh, Elbasan, u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar me një mjet të marrë me qira, 13 shtetas sirianë, për të kaluar kufirin, me destinacion vendet e BE-së”, njofton Policia.

Sipas njoftimit të uniformave blu, operacioni i koduar “Bradasheshi” u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Elbasan.

Njoftimi i Policisë

Elbasan

Finalizohet operacioni policor i koduar “Bradasheshi”. 

Parandalohet dhe goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Operacioni nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Elbasan.

Vihet në pranga një 22-vjeçar që u kap në flagrancë duke transportuar 13 shtetas të huaj nga vendet e treta, njofton oranews.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuar nga DVP Elbasan, për të  parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, pas informacioneve të marra në rrugë operative se ky shtetas transportonte disa shtetas nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, organizuan punën dhe finalizuan operacion policor të koduar “Bradasheshi”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit:

A. D., 22 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Bradashesh, Elbasan, u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar me një mjet të marrë me qira, 13 shtetas sirianë, për të kaluar kufirin, me destinacion vendet e BE-së.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti dhe dy aparate celular. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.