Aksident në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë, lëndohen tre persona

Aksident në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë, lëndohen tre persona

Një aksident komunikacioni ka ndodhur mbrëmjen e së martës në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë, ku kanë mbetur të lënduar tre persona.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Arlinda Rexhepi.

“Me datë 29.09.2020 rreth orës 18:17 në rr. Prishtinë – Fushë Kosovë , është raportuar për një aksident trafiku mes një kamionete dhe një automjeti. Si pasojë e këtij aksidenti, lëndime trupore kanë pësuar tre persona për të cilat kanë pranuar dhe tretman mjekësor. Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore për trajtim të mëtejmë të rastit”, tha Rexhepi.