Ilegalisht fut teknikë të bardhë nga Serbia, arrestohet
BKT
Kronika

Ilegalisht fut teknikë të bardhë nga Serbia, arrestohet

Një person është arrestuar në fshatin Dobrava të Leposaviqit, pasi me automjetin e peshave të rënda me targa të Serbisë, në rrugë alternative i është shmangur kontrollit në pikën kufitare.

Sipas Policisë, në automjetin e tij kishte të ngarkuar teknikë të bardhë.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, automjeti është dërguar në terminalin doganor, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.


MË SHUME NGA Kronika