Policia arreston një person, nuk e ktheu borxhin prej 2 mijë e 500 euro
BKT
Kronika

Policia arreston një person, nuk e ktheu borxhin prej 2 mijë e 500 euro

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në fshatin Arllat të Drenasit, pasi që i njëjti i kishte marrë 2 mijë e 500 euro viktimës mashkull.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur më 30 shtator, rreth orës 11:15.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti, para dy jave i kishte marr 2500 euro viktimës mashkull kosovar dhe që nga ajo ditë më nuk i është përgjigjur”, thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftim thuhet se me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronika