Dy të arrestuar dhe 24 të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale
BKT
Kronika

Dy të arrestuar dhe 24 të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale

Edhe gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës së bashku me Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe Inspektoratin Policorë të Kosovës kanë vazhduar aksionin lidhur me përfshirjen në veprimtari kriminale.

Nga Prokuroria Themelore e Gjilanit kanë njoftuar se gjatë aksionit të djeshëm në Gjilan, Ferizaj, Prizren, Podujevë, Suharekë e Viti janë arrestuar dy persona të cilët dyshohet për përfshirje në veprimtari kriminale.

Me vendim të prokurorit është lëshuar aktvendim mbi ndalimin në kohë zgjatje prej 48 orëve.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, Inspektorati Policor i Kosovës dhe Policia e Kosovës, ju njoftojnë se si rezultat i aksionit të zhvilluar dje në rajone të ndryshme të Kosovës, përfshirë Gjilanin, Ferizajin, Prizrenin, Podujevën, Pejën, Suharekën dhe Vitinë, i cili ka qenë vazhdimësi e aksionit të Karaçevës, janë arrestuar edhe dy persona, të cilët dyshohen se janë përfshirë në veprimtari kriminale. Ndaj tyre, me urdhër të prokurorit është lëshuar aktvendim mbi ndalim në kohem zgjatje prej 48 orëve”, njofton prokuroria Themelore e Gjilanit nëpërmjet një komunikate për medie.

Po ashtu bëhet e ditur se gjatë operacionit të djeshëm, ku fillimisht ishin ndaluar 22 persona, deri më tani janë ndaluar 24 persona të dyshuar, ndërsa, numri i personave të ndaluar që nga fillimi i këtij aksioni ka shkuar në 61.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, në bashkëpunim dhe koordinim me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, ku për informacione shtesë do të vazhdojmë të ju mbajmë të informuar”, thuhet në komunikatë.

 


MË SHUME NGA Kronika