11:20 / 02.10.2020
Zhduket një vajzë në Shtime, babai e raporton rastin në Polici
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje është zhdukur një person në Shtime.
Rastin e ka raportuar babai i viktimës i cili ka thënë se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. “Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se e bija e tij, viktima femër kosovare, është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më”, njofton Policia.























