19:34 / 02.10.2020
Gjendet një trup i pajetë në `Velani`, dyshohet se është i Enver Bërkollit
Policia e Kosovës pasditen e së premtes ka gjetur një trup të pajetë i cili dyshohet të jetë i 80-vjeçarit, Enver Bërkolli, i cili rezultonte i humbur që nga fillimi i shtatorit të këtij viti.
Turpi i pajetë është gjetur në lagjen “Velania”, në Prishtinë, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor për trajtim të rastit.
Lajmin për e ka zyra për media e Policisë së Kosovës.
“Mund të konfirmojmë se, me datë 02.10.2020 rreth orës 15:35 policia ka pranuar informatën për një person pa shenja jete në lagjen Velania në Prishtinë. Ne vendngjarje kanë dalur njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor për trajtim të rastit”, thuhet në përgjigjen e Policisë.























