12:18 / 03.10.2020
Drogë në një fshat të Graqanicës, arrestohen dy persona
Një shtetas i Kosovës dhe një i Serbisë janë arrestuar në fshatin Gushtericë të Graqanicës, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë janë gjetur dhe konfiskuar një sasi prej 2004.6 grame amfetamine, 146 gramë MDMA, 4 gram marihuanë, 296 gram kërpudha narkotike dhe 688 gram përzierës.
Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.























