14:54 / 04.10.2020
Arrestohet për disa vjedhje nëpër markete
Një person është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer disa vjedhje nëpër markete të ndryshme. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.
Kurse, në Fushë Kosovë, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti në minimarket, pronë e ankuesit mashkull kosovar i ka vjedhur disa pako cigare në vlerë rreth 250 euro.
I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë. Rasti vazhdon të hetohet.























