15:36 / 04.10.2020
Nxjerrë zhavorr me ekskavator në vendin ku është e ndaluar, arrestohet
Një person është arrestuar në fshatin Domorovc të Ranillugut, pasi që i njëjti është takuar duke nxjerrë zhavorr me ekskavator në vendin ku është e ndaluar nga inspektorët e minierave.
I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë. Rasti është duke u hetuar.























