Policia jep detaje për vjedhjen e 15 kompjuterëve dje në Prishtinë
BKT
Kronika

Policia jep detaje për vjedhjen e 15 kompjuterëve dje në Prishtinë

Në mëngjesin e së mërkurës, në një lokal në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë janë vjedhur 15 shtëpiza të kompjuterit.

Policia kanë njoftuar se lidhur me vjedhjen ende askush nuk është arrestuar.

“Rr. Muharrem Fejza, Prishtinë 07.10.2020-06:05. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, se person-a të panjohur të maskuar me forcë kanë depërtuar në lokalin e tij dhe nga aty kanë vjedhur pesëmbëdhjetë (15) shtëpiza kompjuteri. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.


MË SHUME NGA Kronika