Gjenden trupat e pajetë të dy të rinjve në Malësinë e Madhe
BKT
Kronika

Gjenden trupat e pajetë të dy të rinjve në Malësinë e Madhe

Gjenden trupat e pajetë të dy të rinjve të zhdukur prej gjashtë ditësh në Malësinë e Madhe.

Mësohet se policia ka gjetur trupat e Vilson Çutajt dhe Klement Pepajt.

Nga të dhënat e para bëhet e ditur se dy të rinjtë janë gjetur të vrarë me armë zjarri në zonën malore të Vrithit, në Malësi të Madhe.

Të rinjtë Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj rezultonin të zhdukur prej 3 tetorit, bashkë me shtetasin Danjel Pepaj, i cili dyshohet si personi që i ka qëlluar me armë zjarri dhe më pas iu ka fshehur trupat dhe është larguar në drejtim të paditur.

Sipas burimeve, para se dy të rinjtë të zhdukeshin, ka pasur një sherr mes tyre dhe Danjel Pepajt për parcelat me kanabis./BW


MË SHUME NGA Kronika