Tentoi t’i kalonte me çantë, sekuestrohen 30 000 euro në Kakavijë
BKT
Kronika

Tentoi t’i kalonte me çantë, sekuestrohen 30 000 euro në Kakavijë

Policia Kufitare në Kakavijë ka kapur një sasi të madhe eurosh në drejtim të Greqisë.

Forcat e Policisë Kufitare kanë kontrolluar në vijën e dytë kufitare një 30-vjeçar nga Saranda teksa po udhëtonte me një automjet drejt Greqisë.

Në çantë atij i janë gjetur një sasi prej 30.000 euro të padeklaruara paraprakisht çka i ka kushtuar atij ndalimin e menjëhershëm drejt shtetit grek.

Menjëherë janë marrë inspektorët e Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë në Gjirokastër të cilët po kryejnë veprimet ligjore në këto momente.

Kjo është hera e dytë brenda një jave që forcat e Policisë së Stacionit Kufitar të Kakavijës zbulojnë sasi parash të huaja në tentative për të kaluar drejt Greqisë dhe anasjelltas./oranews


MË SHUME NGA Kronika