Paraburgim ndaj dy (2) të dyshuarve për 5.5 kg narkotik të llojit heroinë
BKT
Kronika

Paraburgim ndaj dy (2) të dyshuarve për 5.5 kg narkotik të llojit heroinë

Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit A.E. shtetas i Republikës së Maqedonisë dhe S.A. shtetas i Republikës së Kosovës.

Masa e paraburgimi është marrë për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni  267 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Të pandehurit dyshohet se më 8 tetor 2020 në Ferizaj, kanë poseduar pa autorizim substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë, në atë mënyrë që i pandehuri A.E. lëndën narkotike e ka siguruar nga persona të panjohur në Maqedoni të cilën më pas e ka sjell në Kosovë, me ç’rast i pandehuri S.A të njëjtën e ka vendosur në një kioskë në oborrin e shtëpisë së vëllait të tij, ku është duke qëndruar për pushime, ndërsa hetuesit DHTN-së pas zbatimit të urdhëresës së gjykatës për urdhër kontroll, kanë gjetur 5.5 kg (kilogram) lëndë të dyshuar narkotike të llojit heroinë, të cilat janë sekuestruar nga policia.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda Sahit Krasniqi, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

MË SHUME NGA Kronika