10:29 / 11.10.2020
Sulmon me çekan dy persona
Dy persona janë sulmuar me një qekan nga një punëtor i cili ishte duke punuar në një objekt ndërtimi në fshatin Sevcë të Shtërpcës.
Rasti ka ndodhur dje në mesditë, ku njërit prej viktimave i ka shkaktuar lëndime të renda trupore, kurse tjetrit të lehta sipas raportit mjekësorë.
I dyshuari është intervistuar, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.























