11:27 / 13.10.2020
Katër të lënduar në një aksident në Klinë të Epërme
Një aksident trafiku ka ndodhur dje pasdite në fshatin Klinë e Epërme, ku të përfshira kanë qenë tri automjete të udhëtarëve me targa vendore si dhe me drejtues meshkuj kosovarë.
Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur për shkak të mosmbajtjes së distancës.Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime të lehta kanë pësuar katër pasagjerët të cilët pas tretmanit mjekësor lirohen për në shtëpi.























