Konfiskohen 550 euro false në Gjilan
BKT
Kronika

Konfiskohen 550 euro false në Gjilan

Policia e Kosovës ka njoftuar se në dy raste në Gjilan janë konfiskuar kartëmonedha që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Në rastin e parë janë konfiskuar 500 euro kurse në rastin tjetër 50 euro.

Rastet sipas raportit:

 Gjilan  NN. Me datën 13.10.2020 ankuesja femër kosovare ka raportuar se gjatë verifikimit të parave të deponuara, ka hasur në një kartëmonedhë prej 500 euro, që dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar.

Gjilan NN. Me datën 13.10.2020 ankuesja femër kosovare, ka raportuar se gjatë verifikimit të parave të deponuara, ka hasur në një kartëmonedhë prej 50 euro, që dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar. 

 


MË SHUME NGA Kronika