Policia në aksion kundër bixhozit, arreston disa persona
BKT
Kronika

Policia në aksion kundër bixhozit, arreston disa persona

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, pas pranimit të një informate lidhur me veprimtarinë kriminale të një grupi, që në vazhdimësi merrej me organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit, me datën 15 tetor 2020 ka ndërmarrë një operacion policor në rajonin e Prishtinës dhe të Drenasit, ku janë përfshirë pesë (5) lokacione të ndryshme.

Operacioni policor, i bazuar në urdhëresën e gjykatës kompetente, ka rezultuar me arrestimin e tre (3) personave të dyshuar dhe ushtrimin e kontrollit në lokalet ku është zhvilluar kjo veprimtari e kundërligjshme.

Personat e dyshuar tanimë të arrestuar janë:

D. E. lindur me 1985 kosovar/shqiptar

A. E. lindur me 1986 kosovar/shqiptar

A. F. lindur me 1998 kosovar/shqiptar

Ndërsa janë sekuestruar si prova materiale:

14 (katërmbëdhjetë) aparate të lojërave të fatit,

2 (dy) lojëra KENO,

1 lojë me qen,

1 (një) shtëpizë kompjuteri,

1 (një) DVR,

1477 (njëmijë e katërqind e shtatëdhjetë e shtatë) euro,

2 (dy) armë zjarri,

10 (dhjetë) fishekë kalibrash të ndryshëm,

7. 7 gramë substancë e dyshuar narkotike (kokainë),

1 (një) telefon celular,

4 (katër) komplete letra dhe zare pokeri.

Personat e dyshuar me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për vazhdim të procedurës së mëtejme gjyqësore


MË SHUME NGA Kronika