Transportonte dru të prera me makinë pa leje, arrestohet 24 vjeçari
BKT
Kronika

Transportonte dru të prera me makinë pa leje, arrestohet 24 vjeçari

Një 24 vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Përmet, pasi drejtonte një makinë pa leje dhe me të transportonte dru të prera në mënyrë të jashtëligjshme.

Mësohet se ” në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Ballabanit”, Këlcyrë, kanë ndaluar shtetasin H. Sh., i cili po transportonte me një mjet tip furgon, dru të prera në mënyrë të paligjshme, pa dokumentacionin përkatës.  Gjatë kontrollit të dokumentacionit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se shtetasi H. Sh. po drejtonte mjetin pa leje drejtimi.”

24 vjeçari ishte banues në Gjirokastër dhe do të procedohet për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Prerja e paligjshme e pyjeve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./oranews


MË SHUME NGA Kronika