Kanosje me armë zjarri në një lokal në Fushë Kosovë
BKT
Kronika

Kanosje me armë zjarri në një lokal në Fushë Kosovë

Dy persona të panjohur pas një mosmarrëveshje kanë kanosur me armë zjarri pronarin e një lokali.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 22:00 në rrugën “Nënë Tereza”, në Fushë Kosovë.

“Ankuesi m/k ka informuar se pas një mosmarrëveshje që kishte ndodhur në një lokal, dy persona të panjohur kanë kanosur me armë zjarri ankuesin (njëri pronar i lokalit)”, thuhet në raport.


MË SHUME NGA Kronika